Ballokumja e Elbasanit: Pranvera tregon sekretet e ëmbëlsirës që ruhet me fanatizëm
Dita e Verës, një festë e veçantë për qytetin e Elbasanit, shoqërohet jo vetëm me aktivitete festive, por edhe me një traditë gastronomike të veçantë, siç është gatimi i ballokumës.
Kjo ëmbëlsirë tradicionale, që lidhet ngushtësisht me qytetin dhe është simbol i kësaj feste, ka një shije dhe sekret që vetëm elbasanllinjtë e dinë.
Gratë e Elbasanit, si Pranvera Myrta, kanë ruajtur me fanatizëm recetën e saj për më shumë se 30 vjet.
Pranvera na tregon përbërësit dhe sekretet që e bëjnë ballokumën të veçantë.
Një nga veçantitë e ballokumës është përdorimi i gjalpit të quajtur “tlyn”, një gjalp i prodhuar në mënyrë tradicionale, i cili është thelbësor për të ruajtur shijen origjinale të kësaj ëmbëlsire. Sipas Pranverës, nëse nuk ka tlyn, atëherë ballokumja nuk mund të quhet e vërtetë.
“Kam gati 30 vjet që e gatuaj dhe besoj se kjo është një nga ëmbëlsirat më të mira, dhe elbasani ka shumë arsye të jetë krenar për të,” thotë Pranvera.
Për të ruajtur shijen autoktone të ballokumës, ajo duhet gatuar në enë bakri dhe me lugën e drurit. Ky është një hap që, sipas Pranverës, është i pazëvendësueshëm për të arritur shijen e duhur.
Përbërësit dhe Procesi i Gatimit:
Për të përgatitur ballokumën, janë të nevojshme këta përbërës:
- 8 kokrra vezë
- 500 gr gjalp
- 1 kg sheqer
- 1 kg miell misri
Në recetën tipike elbasanase, përbërësi sekret është finja. Pas përgatitjes së masës sekreti i fundit qëndron tek forma e saj. Pjesa më e rëndësishme është gatimi i saj në temperaturë të moderuar, për të ruajtur butësinë dhe aromën karakteristike.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset