Aksident tragjik në Bulqizë: Humb jetën një grua, pesë të plagosur

13 Mars 2025 | 22:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë – fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur “Ura e Qytetit”.

Shtetasi me iniciale E.Z., teksa drejtonte një automjet tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja M.Z., 31 vjeçe.

Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026