Në përkujtim të kampit famëkeq të “Dakaut”, për të cilin ka kontribuar edhe Shqipëria
Kanë kaluar 76 vite qëkurse kampi më famëkeq nazist i Dakaut, në Gjermani, u çlirua pas ndërhyrjeve të forcave amerikane. Në atë kohë aty mbaheshin 31.601 të burgosur mes tyre edhe shqiptarë.
20 vjet më pas, fituesit e luftës kërkuan që Dakaun ta përkujtonte me një monument, për të cilin ka kontribuar dhe Shqipëria. Në këtë ditë, tre dokumente dalin për herë të parë nga Arkivi i Shtetit, letërkëmbime mes Presidentit i komitetit ndërkombëtar të Dakaut, i cili i drejtohet kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu, për një ndihmë financiare, që kampi vdekjeprurës të kthehet në monument të mishërimit.
“Monumenti i cili do të ngrihet me rastin e 20 – vjetorit të çlirimit të tyre, nuk do të jetë një vepër urrejtjeje, por respekti dhe mishërimi. Ai ka për qëllim që të bëjë njeriun e sotme që të rikujtojë tmerret që është në gjendje të kryejë, po qe se ndjek gjurmët e profetëve falso, të këqijat e racizmit, të fashizmit dhe të luftës”, shprehej gazetari dhe humanisti belg, Arthur Haulot.
Reagimi i qeverisë komuniste kishte qenë i menjëhershëm duke pranuar kontributin. Kryeministri Mehmet Shehu i kërkoi Ministrisë së Financave të miratojë shumën e kërkuar prej 500 dollarësh, i cili sipas dokumentit të kohës, tregon se ka dalë nga Fondi Rezervë.
Kontributi i Shqipërisë nuk ishte thjeshtë një vullnetarizëm ndërkombëtar por edhe një detyrim për shumë shqiptarë që kishin përfunduar në këtë kamp, bashkë me shtetas nga vende të tjera që ishin pushtuar nga nazistët.
Por si përfunduan shqiptarët, në këtë kamp? Këto dokumente sjellin rrëfimet e shqiptarëve që ishin rrëmbyer në ara ku kishin qenë duke punuar, për të përfunduan në kampin famëkeq të përqendrimit.
“Mezi ecim, kërbaçi dhe shkelmat nuk pushojnë së godituri trupin tonë. Mbas një ore arrijmë në një fshat që quhet Dahau, fshatarët na vështronin me urrejtje të madhe sidomos disa djem të rinj. Mbas 10 minutave ndodhemi përpara kampit Dahau, hapet porta dhe hyjmë të rreshtuar brenda. Shohim njerëz me rroba të njëllojta, dhe numra në kraharor. Dimri është shumë I ftohtë 15- 20 grandë nën zero na mbajnë përjashta me një copë batanije, na bëjnë me dhjetëra herë vrap dhe barkas në oborrin e gaz-ermes duke na goditur me kërbaç prej llastiku. Punonim 12 orë në uzinë, 12 orë të tjera torturoheshim”, shkruan Gado Gomi.
Sot ky kamp, mbetet një nga më të vizituarit në Gjermani. është kampi i parë që u ngrit në Gjermani ne vitin 1933.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta