Presidenti Trump zotohet për llogaridhënie për personat që bënë hetimet ndaj tij

15 Mars 2025 | 17:23
Duke folur të premten në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua për llogaridhënie për personat që u angazhuan në hetime ndaj tij gjatë periudhës që nuk ishte në detyrë.

“Pararendësit tanë e shndërruan këtë Departament të Drejtësisë në Departamentin e Padrejtësisë. Por, unë gjendem sot këtu përpara jush për të deklaruar se ato ditë kanë marrë fund dhe nuk do të rikthehen më kurrë. Nuk do të kthehen më kurrë”, tha Presidenti Trump.

Gjatë viteve kur nuk ishte në detyrë, departamenti ngriti dy herë akuza ndaj ish-Presidentit Trump për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Florida dhe për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Të dyja dosjet hetimore u pushuan pasi Presidenti Trump fitoi zgjedhjet në nëntor. Departamenti i Drejtësisë përmendi si bazë për këtë veprim politikën e hershme për të mos ngritur akuza ndaj një presidenti në detyrë.

“Tashmë, si zyrtari më i lartë ligjzbatues në vendin tonë, unë do të këmbëngul dhe do të kërkoj llogaridhënie të plotë dhe gjithëpërfshirëse për shkeljet dhe abuzimet që kanë ndodhur. Populli amerikan na ka dhënë një mandat, një mandat që shumë pak njerëz menduan se mund të ishte i mundur”, tha Presidenti Trump.

Administrata e re amerikane ka shkarkuar prokurorët që e hetuan Presidentin Trump gjatë administratës së ish-Presidentit Biden dhe po shqyrton punën e mijëra agjentëve të FBI-së që hetuan disa nga mbështetësit e tij që hynë në Kapitol më 6 janar 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026