Sulmi me qindra viktima në Gaza, Netanjahu: Shënjestruam objektivat terroriste
Izraeli i ka dhënë fund armëpushimit në Gaza në orët e para të kësaj të marte teksa duke nisur sulme nga të cilat sipas Miisrisë së Shëndetësisë në gaza kanë humbur jetën të paktën 320 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar ato që i quajtën “objektiva terroriste” që i përkisnin Hamasit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
“Kjo vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet tanë, si dhe refuzimin e tij të të gjitha propozimeve që ka marrë nga i dërguari presidencial i SHBA Steve Witkoff dhe nga ndërmjetësit,” tha ai.
“Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, shtoi ai.
Plani për sulmet “u prezantua nga IDF gjatë fundjavës dhe u miratua nga udhëheqja politike”, tha ai.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi Hamasin që të lirojë të gjithë pengjet, duke thënë se “ne nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë tanë”.
Hamasi është përgjigjur me tërbim, duke akuzuar Izraelin për tradhti për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit. Ai gjithashtu thotë se Izraeli po ekspozon pengjet e mbetura izraelitë të mbajtur në Gaza ndaj një “fati të panjohur”.
Por Hamasi nuk ka deklaruar ende se po rifillon luftën, përkundrazi u bën thirrje ndërmjetësve dhe Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia