Macron: Nuk do kërkojmë lejen e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera mund të dërgojnë disa mijëra trupa në Ukrainë për të siguruar një marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë. Sipas tij, ky vendim nuk kërkon miratimin e Moskës, pasi Ukraina është një shtet sovran dhe mund të ftojë forcat aleate në territorin e saj.
Në një intervistë për mediat franceze, Macron tha se disa vende evropiane dhe jo-evropiane kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në këtë mision. Trupat do të vendoseshin në “pikat kyçe” të Ukrainës, kryesisht për të kryer trajnime dhe për të dëshmuar mbështetjen afatgjatë të aleatëve ndaj Kievit.
Presidenti francez theksoi se kontingjentet e mundshme do të përbënin një “garanci sigurie” për Ukrainën dhe se vendosja e tyre nuk do të përbënte një ndërhyrje ushtarake.
Nga ana tjetër, Moska ka kundërshtuar kategorikisht këtë mundësi. Megjithatë, Macron ka nënvizuar se Rusia nuk ka të drejtë të vendosë për praninë e forcave aleate në Ukrainë.
Deklarata e presidentit francez vjen pas një takimi virtual të 30 liderëve ndërkombëtarë, ku u diskutua strategjia për rritjen e presionit ndaj Kremlinit dhe mundësia e një armëpushimi në Ukrainë.
Macron paralajmëroi se Rusia nuk po tregon sinqeritet në përpjekjet për paqe, por po përshkallëzon konfliktin me qëllimin për të përfituar sa më shumë përpara nisjes së negociatave.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump kërkon që Pulte të pushojë nga puna punonjësit e komunitetit të inteligjencës
Kupa e Botës, Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA
Starmer: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030
- 20:04 Trump kërkon që Pulte të pushojë nga puna punonjësit e komunitetit të inteligjencës
- 19:57 Kupa e Botës, Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA
- 19:55 (VIDEO) Tension në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
- 19:51 Starmer: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030
- 19:36 Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
- 19:12 Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon skandalin në jug të Shqipërisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit