“Sanksionet ndaj Rusisë të paligjshme”, Putin flet në Unionin Rus të Sipërmarrësve

18 Mars 2025 | 15:29

Teksa pritet një telefonatë vendimtare mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, ky i fundit po i drejtohet një takimi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve në Moskë.

Gjatë bisedimeve, ai i përshkroi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në vazhdën e pushtimit të saj në Ukrainë si “të paligjshme”. Sipas presidentit rus, kërcënimi i sanksioneve do të varet gjithmonë mbi Rusinë

“Konkurrentët tanë gjithmonë do të duan të frenojnë vendin tonë dhe të dobësojnë mundësitë e tij ekonomike dhe teknologjike”, tha Putin.

Këtë të martë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se telefonata Putin-Trump pritet të zhvillohet pasditen e sotme.

Ndër të tjera, lideri rus paralajmëron në takimin e Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve që të mos u besohet shumë vendeve të huaja.

Putin i referohet lëvizjeve mbi konfiskimin e aseteve ruse jashtë vendit dhe thotë se vendet e huaja kanë marrë gjithçka, në një mënyrë të vrazhdë dhe të pacivilizuar.

“Nuk po flas as për disa sisteme juridike, ato thjesht nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm për ta. Nuk mund t’u besosh atyre. Është e nevojshme të krijohet brenda vendit tonë një sistem politik dhe ligjor që do të sigurojë që gjërat të jenë të vështira, të qëndrueshme dhe të besueshme”, shtoi Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026