Forumi i Paqes në Berlin, Hillary Clinton dokumentar për krimet e luftës në Ukrainë
Dokumentari “Thirrja e lejlekëve” me regji të Laura Warner dhe të financuara nga Hillary and Chelsea Clinton, do të shfaqet në mbarë botën përmes platformës Gathr (Gether).
Dokumentari i përshkruar si një “triler krimi në kohë reale i vendosur në një zonë lufte” do të prezantohet në Forumin Botëror të Kinemasë për Paqe në Berlin.
Anya Neistat është një aktiviste e të drejtave civile, me kombësi ruse, e cila heton rreth krimeve të luftës në Ukrainë. Pjesë e ekipit të saj është edhe një grua tjetër, ajo nga Ukraina, Solomiia Stasiv.
Bashkë me një ekip, ato gjurmojnë të mbijetuarit nga pushtimi rus i Ukrainës me qëllim që të regjistrojnë krimet e kryera dhe të nxjerrin në gjyq përgjegjësit rusë, për të bërë drejtësi për popullin ukrainas.
Hillary Clinton u shpreh në një deklaratë se “shfaqja speciale dhe publikimi global i këtij dokumentari vjen në kohën e duhur.”
“Filmi sjell në jetë brutalitetin e agresionit të Vladimir Putin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. Është një histori e treguar në mënyrë aq të pasur sa do të bindeni se lufta e Ukrainës është një luftë për vetë demokracinë dhe për këtë arsye është lufta e të gjithë njerëzve liridashës.”
Publikimi i filmit vjen në një moment vendimtar për luftën në Ukrainë. Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin është planifikuar të takohen të martën, ndërsa Uashingtoni kërkon një armëpushim në rajon.
“The Cranes Call” pati premierën e tij botërore në Festivalin Tribeca gjatë vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta