Shkëmbimi i të burgosurve Ukrainë-Rusi do të kryhet nesër, thotë Kremlini
Presidenti rus Vladimir Putin i tha Presidentit të SHBA Donald Trump se nesër do të ndodhte një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas Kremlinit.
“Vladimir Putin informoi (Trump) se më 19 mars, do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve midis palëve ruse dhe ukrainase”, tha Kremlini në një lexim të telefonatës së sotme mes dy liderëve.
Ai tha se 175 persona do të shkëmbeheshin nga të dyja palët.
“Përveç kësaj, si gjest i vullnetit të mirë, 23 ushtarakë ukrainas të plagosur rëndë, të cilët po trajtohen në institucionet mjekësore ruse, do të transferohen”, thuhet në deklaratë.
Mediat shtetërore ruse raportuan se Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës pas bisedës me presidentin Trump.
Ata thonë se Putin ka urdhëruar ushtrinë që të ndalojë sulmet në ato objektiva për 30 ditë pas bisedimeve me Donald Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend