Turqia arreston 37 njerëz për shkak të postimeve në internet për Imamoglun
Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve “provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke të enjten.
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.
Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, për të protestuar me slogane kundër Qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglut.
Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” pas arrestimit të Imamoglut dhe 105 personave të tjerë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në X. Ministri shtoi se 18.6 milionë postime rreth Imamoglut u shpërndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij.
Imamoglu, 54 vjeç, prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi. Përveç ndalimit të protestave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan qasjen në disa rrjete sociale.
“Ata e arrestuan me nxitim kryetarin e bashkisë sonë, të cilin e zgjodhëm me votat tona. Nuk mendoj se kjo është praktikë demokratike dhe e dënoj atë”, tha “, tha Ali Izar, një mbështetës i opozitës.
Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi të bashkëpronësuar nga Imamoglu, tha zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Autoritetet e konfiskuan gjithashtu edhe një kompani në pronësi të Imamoglut.
Prokuroria tha se kontrolli mbi kompaninë “Imamoglu Construction, Trade and Industry” u mor nga gjykata, bazuar në raportet e hetimeve për krime financiare. Shumica e 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta