Të akuzuar për vepra të rënda penale, ekstradohen nga Roma dhe Athina 2 persona
Interpol Tirana ka realizuar me sukses dy operacione të rëndësishme, duke ekstraduar dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të rënda penale. Operacionet janë zhvilluar në Athinë dhe Itali, ku janë ekstraduar respektivisht shtetasit Bashkim Koçi dhe shtetasi Salvatore Cascino.
Salvatore Cascino, 53 vjeç, një shtetas italian, është ekstraduar nga autoritetet italiane për veprime kriminale të realizuara në Shqipëri. Cascino ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas operacionit të quajtur “Skema”, i zhvilluar në vitin 2023, i cili hetoi një skemë të madhe mashtrimi lidhur me fiktivizimin e kompanive për përfitimin e rimbursimeve të TVSH-së.
Ai është akuzuar për “Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve”, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Bashkë me dy shtetas të tjerë italianë dhe dy shqiptarë, Cascino dyshohet se ka krijuar një sistem të ndërlikuar mashtrimi përmes kontratave fiktive të konsulencës, që kanë mundësuar krijimin e një teprice kreditore tek një shoqëri, për të cilën është kërkuar abuzivisht rimbursimi i TVSH-së. Ky mashtrim ka sjellë përfitime financiare të paligjshme në vlerën e 20,765,411 lekëve.
Bashkim Koçi, 40 vjeç, u ekstradua nga Athina pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat “Tentativë për vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Koçi akuzohet se më 01.06.2023, gjatë një konflikti të armatosur në lagjen “Partizani” në Burrel, ka tentuar të vrasë shtetasin A.D. me armë zjarri pistoletë. Si pasojë e të shtënave, A.D. ka pësuar dëmtime të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta