Iu zbulua fëmija që kishte patur me 16-vjeçarin, jep dorëheqjen ministrja në Islandë
Ministrja e Islandës për Fëmijët, Ásthildur Lóa Thórsdóttir, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi iu zbulua një marrëdhënieje që ka patur me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë. Në një intervistë për mediat, Thórsdóttir shpjegoi se kur ajo ishte 22 vjeç dhe këshilltare në një grup fetar, nisi një lidhje me një djalë 15 vjeçar, të cilin e kishte njohur atje. Pas disa muajsh, ajo lindi fëmijën e tij kur ai ishte 16 vjeç dhe ajo 23 vjeç.
Thórsdóttir e pranoi se do të kishte vepruar ndryshe nëse do të kishte mundësinë të kthente pas kohën. “Kanë kaluar 36 vjet dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe,” tha ajo. Kryeministrja e Islandës, Kristrún Frostadóttir, e cilësoi situatën si “një çështje serioze”, por shtoi se nuk do të komentonte detaje të tjera.
Lidhja ka mbetur e fshehur për shumë vite, por pas një kërkese nga babai i fëmijës për të marrë të drejtën për të njohur djalin e tij, ngjarja u bë publike. Raportohet se pas lidhjes, Thórsdóttir kishte kërkuar dhe marrë mbështetje financiare për fëmijën e saj gjatë 18 viteve të ardhshme.
Ligji i Islandës ndalon marrëdhëniet seksuale ndërmjet mësuesve ose mentorëve dhe të miturve që janë të varur financiarisht nga ata. Pavarësisht dorëheqjes nga pozita e ministres, Thórsdóttir ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i saj në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta