E Vërteta me Fjalë | Zgjedhjet në Shqipëri gjatë 30 viteve demokraci

1 Maj 2021 | 12:00

Në 25 prill Shqipëria votoi dhe zgjedhjet u bën ashtu si kërkonte Evropa dhe Amerika, por jo me të gjitha zgjedhjet në 30 vite demokraci ka ndodhur kështu.

Zgjedhjet dhe zgjidhjet e politikës e çuan Shqipërinë në luftë civile në ’97. Gjendja ishte dramatike dhe me pasoja shumë të rënda 3800 të vrarë prej tyre 360 policë, 5 mijë të plagosur dhe 200 milion dëme materiale. Rritja ekonomike shkoi në -7% e shkalla e inflacionit në 42%. Këto kushte çuan vendin në zgjedhje dhe procesi i votimit u quajt i pranueshëm nga vëzhguesja e OSBE-së, por në raport përmenden tentimet për frikësim, mashtrim e problemet në numërin e votave.

Zgjedhjet i fitoi opozita që mori 101 nga 140 mandate. Postin e kryeministrit e merr Fatos Nano, por deri në zgjedhjet e reja qeveria ndërron dy kryeministra Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.

Historia e koalicioneve në Shqipëri fillon në vitin 2001 kur Sali Berisha mblodhi katër parti për të krijuar koalicionin “Bashkimi për Fitoren”. Bashkimi për Fitoren humb dhe nuk njeh parlamentin. Vëzhguesit i pranojnë zgjedhjet edhe pse në raport shkruhej për manipulim votash. Në vitin 2002 kthehet në parlament Sali Berisha dhe nga marrëveshja mes Nanos dhe Berishës zgjidhet president Alfred Moisiu.

Në vitin 2004 Ilir Meta krijon Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike së bashku me aleatët merr 74 mandate duke ardhur në krye të vendit.

Para zgjedhjeve të vitit 2009 Edi Rama dhe Berisha bien dakort për ndryshime në sistemin zgjedhor. Në zgjedhjet e vitit 2009 PD-ja mori 70 mandate, PS-ja 66 dhe LSI-ja 4 mandate. Ilir Meta vendosi të bashkohej me PD-në.

“Pranoj ftesën e kryetarit të PD-së Sali Berisha për të filluar negociatat paraprake për të realizuar me transparencë të plotë programin e qeverisë së integrimit Evropia,” thoshte Ilir Meta në vitin 2009.

Koalicioni i tyre do ndërpritej dhe Ilir Meta në zgjedhjet e vitit 2013 hyn në koalicion me Edi Ramën duke arritur të fitojnë. PD-ja kalon në opozitë dhe z. Berisha dorëhiqet.

“Duke marrë përgjegjësit që më takojnë me nje vendim të prerë kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet e mia në Partinë Demokratike,” shprehej Berisha në vitin 2013.

Në 2017 fiton sërish PS-ja, ndërsa LSI-ja kalon në opozitë.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 PD-ja garon me koalicion, ndërsa PS-ja dhe LSI-ja garojnë të vetme.

PS-ja fitoi mandatin e tretë për të parën herë në historinë e demokracisë në Shqipëri, PD- ja u rrit dhe LSI-ja u tkurr duke hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026