Protestat në Turqi: Policia përdori plumba gome e gaz lotsjellës ndaj demonstruesve

21 Mars 2025 | 14:20

Zemërimi dhe trazirat publike po përhapen në të gjithë Turqinë për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm.

Imamoglu, rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u arrestua të mërkurën në agim, vetëm disa ditë para se ai të emërohej kandidati kryesor i opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Partia e tij i quajti arrestimet një “grusht shteti” dhe u zotua të vazhdonte demonstratat, të cilat ishin përhapur në të paktën 32 nga 81 provincat e Turqisë deri të enjten në mbrëmje, sipas AFP.

Kreu i opozitës Ozgur Ozel u bëri thirrje njerëzve në mbarë Turqinë që të dalin në rrugë sot në orën 18:30 pas përfundimit të agjërimit të përditshëm të Ramazanit, pavarësisht paralajmërimeve nga ministri i drejtësisë se thirrje të tilla janë “të paligjshme dhe të papranueshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026