Turqi| Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Ankara, plagosen 6 oficerë
Përleshje mes protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në territorin e Universitetit Teknologjik të Lindjes së Mesme në Ankara.
Siç transmetojnë mediat turke, një grup protestuesish agresivë bllokuan rrugën me kontejnerë plehrash dhe i vunë flakën përmbajtjes së kontejnerëve. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë, protestuesit vazhduan të bllokonin rrugën dhe filluan të gjuanin me gurë policinë. Për t’i qetësuar ata, oficerët e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.
Incidenti ndodhi kur një nga liderët e Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës mbërriti në universitet, duke planifikuar të zhvillonte një tubim në mbështetje të kryetarit të arrestuar të Stambollit Ekrem Imamoglu së bashku me funksionarë të tjerë të partisë, mbështetës dhe studentë. Kanali televiziv tregoi se përfaqësuesit e partisë u përpoqën të diskutonin me policinë mënyrat për qetësimin e protestuesve me mendje agresive. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja.
Për momentin, incidenti ka përfunduar, provokatorët janë tërhequr mbrapa dhe rruga që ata kanë bllokuar është zënë nga mbështetësit e CHP-së, të cilët kanë mbërritur posaçërisht për të shprehur mbështetjen e tyre për Imamoglun.
Nuk ka ende informacione për viktima në mesin e protestuesve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se gjashtë oficerë të zbatimit të ligjit u plagosën gjatë përleshjeve në Stamboll.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë