Lufta në Gaza: Gjermania, Franca e Britania apel për armëpushim të menjëhershëm
Përmes një thirrje të përbashkët, qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë bërë thirrje për një një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” deklarata e përbashkët e bërë mbrëmjen e së premte, kërkon gjithashtu që Izraeli të rivendos aksesin humanitar.
“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të sigurojë aksesin humanitar, përfshirë ujë dhe energji elektrike, dhe të mundësojë hyrjen në kujdesin mjekësor dhe evakuimet mjekësore të përkohshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thanë ministrat e Jashtëm të tre vendeve europiane.
Në deklaratë, tre vendet shprehin tmerrin e tyre për numrin e viktimave civile dhe kërkuan që militantët palestinezë të Hamasit të lirojnë pengjet izraelitë. Ministrat theksuan se konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve nuk mund të zgjidhej përmes mjeteve ushtarake dhe se një armëpushim afatgjatë ishte rruga e vetme e besueshme për arritjen e paqes.
Ata shprehën gjithashtu shqetësimin e thellë për incidentin që preku ndërtesën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) në Gazë dhe kërkuan një hetim të plotë të këtij incidenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West