Xhorxhia miraton projektligjin për të ndaluar përdorimin e celularëve në shkolla
Senatorët në shtetin e Xhorxhias kanë miratuar një projekt-ligj që do t’i ndalojë nxënësit e shkollave fillore të përdorin telefonat celularë gjatë ditës së shkollës, raportoi AP. Masa do t’i përcillet guvernatorit republikan të Xhorxhias, Brian Kemp për miratim ose veto.
Aktualisht, nëntë shtete amerikane ndalojnë telefonat në shkolla dhe ligje të ngjashme janë në pritje të miratimit nga guvernatorët e New Mexico, Tennessee dhe Utah, dhe këto masa priten së shpejti në shtetet e tjera, tha agjencia.
“Ky projekt-ligj nuk ka të bëjë vetëm me akademikët, por ka të bëjë me mirëqenien e studentëve”, tha senatori Jason Anavitarte nga Dallas, Georgia, gjatë një debati mbi Projektligjin 340 të Dhomës së Përfaqësuesve të martën. Ai vuri në dukje se studimet e lidhin përdorimin e tepërt të telefonit me problemet e shëndetit mendor, uljen e aftësive sociale dhe rritjen e dhunës nga bashkëmoshatarët.
“Ne duam që studentët të përqendrohen në shoqërimin me miqtë e tyre në klasë gjatë orëve të shkollës”, shtoi ai.
Në nivel kombëtar, 77 për qind e shkollave amerikane ndalojnë telefonat celularë në shkolla për përdorim joakademik, sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Arsimit. AP thekson se ky numër mund të jetë i pasaktë, për shkak të mundësisë që këto masa të mos zbatohen nga të gjitha shkollat apo që nxënësit të mos i respektojnë ato.
Arkansas, Kaliforni, Florida, Indiana, Luiziana, Minesota, Ohio, Karolina e Jugut dhe Virxhinia kanë miratuar masa që ndalojnë ose kufizojnë studentët të përdorin telefonat celularë në shkolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush