“Grumbulloni ushqime dhe ujë”, BE thirrje qytetarëve të vet: Gati për çdo krizë
Bashkimi Evropian u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë kontinentin që të grumbullojnë ushqime, ujë dhe sende të tjera thelbësore që të zgjasin të paktën 72 orë pasi lufta, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet rrisin shanset për një krizë.
Thirrja për veprim për 450 milionë qytetarët e BE-së vjen ndërsa blloku 27-vendesh rimendon sigurinë e tij, veçanërisht pasi administrata Trump paralajmëroi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të. Në vitet e fundit, BE-ja ka përballuar COVID-19 dhe kërcënimin nga Rusia, duke përfshirë përpjekjet e saj për të shfrytëzuar varësinë e Evropës nga gazi i saj natyror për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të nisë një tjetër sulm në Evropë deri në vitin 2030. “Kërcënimet e sotme me të cilat përballet Evropa janë më komplekse se kurrë, dhe të gjitha janë të ndërlidhura”, tha Komisionerja e BE për Menaxhim të Krizave Hadja Lahbib teksa zbuloi një strategji të re për trajtimin e fatkeqësive të ardhshme.
Ndërsa komisioni dëshiron të mos shihet si alarmues, Lahbib tha se është e rëndësishme “të sigurohemi që njerëzit të kenë furnizime thelbësore për të paktën 72 orë në një krizë”. Ajo renditi ushqimin, ujin, elektrik dore, kartat e identitetit, ilaçet dhe radiot me valë të shkurtra si gjëra që duheshin rezervuar. Lahbib tha se BE-ja duhet të krijojë një “rezervë strategjike” dhe të grumbullojë burime të tjera kritike, duke përfshirë avionët e zjarrfikësve; pajisje mjekësore, energjetike dhe transportuese; dhe mjete të specializuara kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.
Planet e BE-së janë të ngjashme me ato në Francë, Finlandë dhe Suedi.
Vitin e kaluar, Suedia përditësoi këshillat e saj emergjente civile të epokës së Luftës së Ftohtë “për të pasqyruar më mirë realitetin e politikës së sotme të sigurisë”, si p.sh. çfarë duhet bërë në rast sulmi bërthamor. Jo të gjitha vendet e BE-së kanë të njëjtin nivel gatishmërie ndaj krizave dhe komisioni gjithashtu dëshiron t’i inkurajojë ato që të koordinohen më mirë në rast emergjence.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lufta në Gaza: Gjermania, Franca e Britania apel për armëpushim të menjëhershëm
- Franca “manual mbijetese”! Qeveria përgatit popullin për kriza të mëdha
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset