Trump dërgon bombarduesit e “frikshëm” afër bastioneve të Huthit, mesazhi për Iranin

28 Mars 2025 | 10:28

Ushtria amerikane ka dërguar bombardues B-2 në ishullin britanik Diego Garcia, në Oqeanin Indian, në një demonstrim të fuqisë ushtarake kundër Iranit dhe rebelëve Houthi në Jemen. Kjo lëvizje ka ardhur pas një sulmi të autorizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndaj grupit Houthi, që ka provokuar tensione të mëdha në rajon.

Bombarduesit B-2, të cilët mund të mbajnë deri në 25 ton mjete shkatërruese, janë vendosur në këtë bazë strategjike afër bastioneve të Houthi-t, të mbështetur nga Irani. Sipas informacioneve, pesë bombardues B-2 janë dërguar në këtë zonë, dhe secili prej tyre ka një vlerë rreth një miliard dollarë. Këto avionë mund të mbajnë gjithsej deri në 125 ton bomba dhe janë vendosur aty si një mesazh paralajmërues për militantët dhe aleatët e tyre iranianë.

Lëvizjet e fundit përfshijnë edhe dërgimin e aeroplanëve mallrash C-17 dhe avionëve të furnizimit me karburant, duke theksuar përshkallëzimin e tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit. Komanda Strategjike e SHBA-së ka konfirmuar se kjo është një pjesë e operacioneve të saj rutinë për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nga kërcënimet strategjike, por ka refuzuar të komentojë detaje të mëtejshme mbi operacionet.

Sulmet ndaj rebelëve Houthi u realizuan pas një serije sulmesh të grupit terrorist që synuan anije në Detin e Kuq, duke përfshirë edhe ato që ata pretendonin të ishin të lidhura me Izraelin. Trump e ka quajtur këtë si një “ndëshkim djallëzor” ndaj rebelëve, duke i dhënë një ultimatum të menjëhershëm për të ndaluar sulmet. Ai ka paralajmëruar gjithashtu Iranin që të ndalonte mbështetjen për grupin Houthi dhe ka theksuar se do të mbajë Teheranin përgjegjës për veprimet e tij.

Presidenti Trump gjithashtu ka kërcënuar Iranin me shkatërrim të plotë dhe i ka dhënë një afat dy-mujor për të arritur një marrëveshje të re bërthamore. Ai ka paralajmëruar se vendi do të përballet me pasoja serioze nëse refuzon këtë mundësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026