Berisha i përgjigjet Ramës, vendos bufin mbi tavolinë: Është simbol i mençurisë

28 Mars 2025 | 12:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë për gazetarët në ambientet e selisë blu. Kryedemokrati u shfaq në konferencë me skulpturën e një bufi të bardhë mbi tavolinë, ku iu përgjigj dhe ironive të kryeministrit Rama, i cili e krahason atë me një buf plak dhe Partinë Demokratike me një kënetë.

Berisha tha se bufi është simbol i mençurisë dhe diturisë. Sa i takon ironive të kryeministrit, ai tha se “injoranca nuk është argument, siç thotë Latini”.

“Filmojeni pak, ju lutem, mos harroni. Pra, kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit, jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Dhe vendosa ta sjell këtu para mediave dhe para publikut shqiptar, se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyejë mua duke më quajtur buf.

Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me kaq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp,” tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026