Ish-kryeministri Haradinaj përmend sërish çështjen e bashkimit Kosovë-Shqipëri
Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përmendur sërish çështjen e bashkimit kombëtar.
Ai u shpreh sot se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në orgnizmat ndërkombëtarë, konkretisht në OKB dhe NATO, atëherë vendi i tij duhet të shikojë me përparësi idenë e bashkimit me Shqipërinë.
Këto komente Haradinaj i bë gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.
“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptarë…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen, por së shpejti duhej të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviçit… Kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATO-s, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj çështjen e bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës e ka përmendur disa herë në publik.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq