Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Mianmar, kreu i juntës apel për ndihmë
Kreu i juntës së Mianmarit, gjenerali Min Aung Hlaing, njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në vend është rritur. Numri i viktimave ka shkuar mbi 1 mijë, ndërkohë që 2,376 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në një fjalim televiziv, lideri i Mianmarit paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.
Ai gjithashtu bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në rajonet e prekura.
Ndërkohë, edhe në Tajlandë, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 117 të tjerë janë bllokuar ose konsiderohen të zhdukur, pasi një ndërtesë e lartë u shemb në Bangkok pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, që kishte epiqendrën në rajonin Sagaing të Mianmarit.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti fillestar u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 6.4, vetëm 12 minuta më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West