Si të rinjtë po përdorin Inteligjencën Artificiale në marrëdhëniet romantike
Një studim i fundit tregon se të rinjtë e moshave 18 dhe 26 vjeç po përdorin inteligjencën artificiale për çështje të lidhura me jetën e tyre sentimentale. Sipas rezultateve, 15% e të anketuarve e përdorin AI për të planifikuar takime, ndërsa 12% kërkojnë këshilla për marrëdhëniet.
Nga ana tjetër, grup-mosha 29-44 vjeç është disi më e rezervuar, vetëm 9% e tyre përdorin AI për planifikimin e takimeve dhe 11% për këshilla në lidhje.
Megjithatë, shumica e të rinjve ende nuk ia besojnë jetën e tyre romantike inteligjencës artificiale. Rreth 72% e Gjeneratës Z, “18-26 vjeç”dhe 76% e grupmoshës 29-44 vjeç nuk e kanë përdorur kurrë AI për qëllime romantike.
Sipas ekspertes së marrëdhënieve Aly Bullock, e cila punon për aplikacionin Paired, një nga arsyet kryesore pse njerëzit janë skeptikë ndaj AI në romancë është fakti që ata tashmë ndihen të lodhur nga aplikacionet e takimeve.
“Aplikacionet e takimeve mund të jenë rraskapitëse dhe, pas pandemisë, njerëzit kërkojnë më shumë kontakte të drejtpërdrejta. AI është një tjetër faktor që mund të krijojë distancë mes partnerëve dhe shumë janë skeptikë për këtë,” shpjegon Bullock.
Anketa zbuloi gjithashtu sfidat kryesore që të rinjtë përballen në marrëdhëniet e tyre për shkak të teknologjisë.
Problemi më i madh është përdorimi i tepërt i telefonit gjatë kohës së kaluar së bashku. Përdorimi i tepruar i pajisjeve për lojëra apo përgjigjet ndaj mesazheve të punës jashtë orarit janë gjithashtu ndër faktorët që ndikojnë në marrëdhëniet romantike.
Pavarësisht skepticizmit, interesi për përdorimin e AI në marrëdhënie po rritet.
“AI nuk mund të zëvendësojë lidhjen e vërtetë, por mund të ndihmojë çiftet të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre në botën moderne,” thotë Bullock. “Në vend që të kemi frikë nga teknologjia e re, duhet të fokusohemi te mënyrat se si ajo mund të përmirësojë mënyrën tonë të lidhjes. Ky proces tashmë ka nisur, duam apo jo.”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni