Bill Gates: Tri profesionet që Inteligjenca Artificiale nuk mund t’i zëvendësojë

28 Mars 2025 | 15:14

Inteligjenca artificiale po revolucionarizon industrinë globale, duke ngritur shqetësime mbi të ardhmen e shumë profesioneve. Ndërsa teknologjia përparon me shpejtësi, pyetja kryesore mbetet: cilat profesione do të mbijetojnë në epokën e automatizimit?

Sipas themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, shumë profesione janë në rrezik për shkak të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Megjithatë, ai thekson se ekzistojnë tri fusha profesionale ku inteligjenca artificiale nuk mund të ofrojë një zëvendësim të plotë për ekspertizën njerëzore.

Inxhinierët e softuerit dhe specialistët e AI

Edhe pse AI është e aftë të shkruajë dhe optimizojë kode, ajo ende nuk mund të funksionojë pa mbikëqyrjen njerëzore. Gates argumenton se inteligjenca artificiale është si një shofer i zgjuar, por i papërvoj, mund të drejtojë një makinë, por kërkon ndërhyrjen e njeriut për të parandaluar gabimet.

Për momentin, sipas Gates programuesit dhe inxhinierët e softuereve nuk janë të rrezikuar nga AI.

Ekspertët e energjisë

Menaxhimi i furnizimit global me energji kërkon strategji komplekse, analizë të thellë dhe marrje vendimesh të bazuara në faktorë ekonomikë, politikë dhe mjedisorë. Edhe pse AI mund të ndihmojë në analizimin e të dhënave, nuk mund të zëvendësojë ekspertizën njerëzore në hartimin e politikave energjetike apo në menaxhimin e krizave.

Sipas Gates, inxhinierët, studiuesit dhe teknikët e sektorit të energjisë do të mbeten thelbësorë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe efikas me energji në të ardhmen.

Biologët dhe studiuesit në shkencat e jetës

Inteligjenca Artificiale ka bërë përparime të mëdha në mjekësi dhe kërkimin shkencor, por kur bëhet fjalë për zbulimet e reja dhe inovacionin shkencor, ajo ende nuk mund të konkurrojë me mendimin kritik dhe kreativ të njeriut.

Shkencëtarët dhe biologët janë ata që bëjnë pyetjet e duhura, analizojnë rezultatet dhe arrijnë në përfundime të reja përmes eksperimentimit në botën reale. Për momentin, AI është vetëm një mjet mbështetës në duart e tyre, jo një zëvendësim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026