“Vazhdoftë denjësisht udhën”, Spiropali uron Kryepeshkopin Joan në Fronëzimin e tij
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, uron Fortlumturinë e Tij Joan, me rastin e Fronëzimit si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit, mori pjesë në Shërbesën e Fronëzimit të Fortlumturisë Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila u organizua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!
Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Elisa Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta