Ushtria izraelite vrau tetë mjekë në Gaza, Kryqi i Kuq: Sulmi më vdekjeprurës…
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka shprehur zemërim të dielën pas vrasjes së tetë punonjësve mjekësorë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë, rrjeti humanitar më i madh në botë e cilësoi këtë si sulmin më vdekjeprurës ndaj personelit të tij që nga viti 2017.
“Jam zemërthyer. Këta punëtorë të përkushtuar të ambulancës po ndihmonin të plagosurit. Ata ishin humanitarë dhe mbanin emblema që duhej t’i mbronin. Ata nuk duhet të kishin humbur jetën”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i IFRC, Jagan Chapagain
Trupat e viktimave u gjetën pas shtatë ditësh, pasi u mohua aksesi në zonën e Rafahut ku u panë për herë të fundit. PRCS konfirmoi se bashkë me ta u gjetën edhe trupat e gjashtë anëtarëve të mbrojtjes civile të Gazës dhe një punonjësi të agjencisë së OKB-së. Një tjetër oficer i ambulancës mbetet i zhdukur.
Ushtria izraelite (IDF) pranoi të shtunën se kishte qëlluar mbi autoambulancat, duke i identifikuar ato si “automjete të dyshimta”. Në një deklaratë për Agence France-Presse, IDF tha se kishte hapur zjarr ndaj automjeteve të Hamasit dhe eliminuar disa militantë, por pas një hetimi fillestar u përcaktua se disa nga automjetet e qëlluara ishin ambulanca dhe kamionë zjarrfikës.
Hamasi e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë një krim lufte. Incidenti ndodhi në lagjen Tel al-Sultan të Rafahut, vetëm disa ditë pas një ofensive të përtërirë izraelite në zonën afër kufirit egjiptian. Bombardimet në Gaza rifilluan më 18 mars, duke thyer një armëpushim që kishte zgjatur pothuajse dy muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West