Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësimin e fondeve të BE

31 Mars 2025 | 11:13

Udhëheqësja e të djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, është shpallur këtë të hënë fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian

Ky vendim mund të ndikojë në mundësinë e Le Pen për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, duke goditur ashpër aspiratat e saj për t’u bërë presidente në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2027.

Le Pen, së bashku me 24 kolegë të tjerë nga Tubimi Kombëtar, u akuzuan për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Evropian.

Gjykata franceze ka povuar se Le Pen ka përdorur fondet e BE-së, për intersat e partisë së saj dhe jo për të mbështetur punën e ligjvënësve në funksion të punës së tyre për Parlamentin Evropian.

Gjatë seancës gjyqësore në nëntor, prokurori i shtetit kërkoi dënimin e Le Pen me deri 10 vite burg. Gjithashtu akuza kërkoi që Le Pen të gjobitej me 300,000 euro, përveç ndalimit për të kandiduar për poste publike për pesë vjet nëse shpallej fajtore.

Një vendim i formës së prerë mund ta ndalojë Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, një goditje e rëndë për aspiratat e saj politike.

Le Pen ka pretenduar pafajësinë dhe i ka cilësuar veprimet e sistemit të drejtësisë si një përpjekje për ta eliminuar politikisht.

Ajo ka argumentuar se puna e ndihmësve parlamentarë në PE mund të përshtatet për t’iu shërbyer dhe nevojave të ligjvënësve të partisë së saj.

“Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme.”- i tha Le Pen Gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026