Milan rikthehet te fitorja, kuqezinjtë mundin Beneventon dhe mbeten në vendin e dytë

2 Maj 2021 | 15:18

Milan është rikthyer te fitorja në ndeshjen e javës së 34-të, duke mundur Beneventon në “San Siro“.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli u rikthye te fitorja pas dy humbjesh radhazi në kampionat, duke regjistruar një sukses qetësie, pasi tashmë zona Champions është e rrezikuar.

Calhanoglu fillimisht ishte autori i golit të parë, duke shfrytëzuar maksimalisht pasimin e Saelemaekers.

Në pjesën e dytë ishte Theo Hernandez i cili mendoi për të vulosur suksesin e kuqezinjve, duke shënuar dhe golin e dytë.

Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Milanit, që vijon të mbetet në garë për titullin.

Inter në anën tjetër ka mundësinë që të shpallet kampion që këtë të dielë, nëse Atalanta nuk merr maksimumin ndaj Sasuolos, pasi në të kundërt ziklatrit duhet të presin javën e ardhshme për të festuar suksesin sezonal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026