Le Pen flet për herë të parë pas dënimit nga gjykata: Vendim politik
Politikania franceze e të djathtës ekstreme Le Pen ka folur për herë të parë pas dënimit nga gjykata duke e akuzuar këtë të fundit për marrjen e një “vendimi politik” dhe tha se gjyqtari bëri një “gabim”.
Në një intervistë për transmetuesin francez TF1, ajo u pyet gjithashtu se pse u largua nga gjykata para se të dëgjonte gjyqtarin të jepte dënimin.
Le Pen u përgjigj se “nuk kishte nevojë për më shumë”, pasi “e kuptoi se çfarë po ndodhte”.
Gjykata “kërkoi të më bllokonte qëllimisht” nga kandidimi në vitin 2027, shtoi ajo, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të planifikuara në Francë.
Miliona njerëz në Francë do të “privohen” nga votimi për favoritin në zgjedhjet e ardhshme, thotë ajo.
Marine Le Pen u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare.
Përmes një vendimi që ka shkundur politikën franceze dhe atë evropiane, gjykata në Paris ka thënë se ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike – që nënkupton se ajo duket që do të jetë jashtë garës për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen më së largu në pranverën e vitit 2027
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)