Pamjet/ Avioni bombardues rus rrëzohet në Siberi, 1 i vdekur dhe 3 të mbijetuar
Një avion bombardues rus Tu-22M3 u rrëzua në Irkutsk të Siberisë për shkak të një mosfunksionimi teknik, njoftuan të mërkurën agjencitë ruse të lajmeve.
Në njoftimin e tyre thuhet se avioni u rrëzua në një zonë të shkretë dhe se katër anëtarë të ekuipazhit u hodhën me parashutë.
Njëri prej tyre konfirmohet të ketë vdekur ndërsa tre të tjerët kanë shpëtuar dhe janë nën mbikëqyrje mjekësore, tha për TASS guvernatori Igor Kobzev.
“Pilotët e mbijetuar janë nën kujdesin e mjekëve”, tha ai.
“Ekipi i kërkim-shpëtimit që mbërriti në vend po evakuon ekuipazhin në bazën e tij. Shërbimet e Ministrisë së Situatave të Emergjencave po punojnë gjithashtu në vend,” shkroi guvernatori në Telegram.
Rrëzimi i bombarduesit rus dyshohet se erdh për shkak të një problemi mekanik.
Më poshtë pamje nga fluturimi i avionëve bombardues me rreze të gjatë Tu-22m3 të Forcave Ajrore Ruse kryen mbi ujërat neutrale të Detit Baltik.
Shoqërimi ajror u sigurua nga avionët Su-30sm dhe Su-27 të Forcave Ajrore Ruse.
Kohëzgjatja e fluturimit ishte më shumë se 4 orë. Në faza të caktuara të rrugës, bombarduesit me rreze të gjatë u shoqëruan nga avionë luftarakë nga vendet e huaja.
Të gjitha fluturimet e avionëve të Forcave Ajrore Ruse kryhen në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar