Trump nënshkruan urdhrin për tarifat doganore: 20% për BE dhe 10% për Britaninë

3 Prill 2025 | 07:05

Presidenti i SHBA Donald Trump zbuloi tarifat reciproke të shumëpritura të “Ditës së Çlirimit” duke vendosur një tarifë minimale prej 10% për të gjitha vendet dhe taksa shtesë për rreth 60 kombe që konsiderohen shkelësit më të këqij.

Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti republikan shpalli se do të vendosë një tarifë doganore prej 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë SHBA, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë.

Gjatë fjalimit të tij, Trump shfaqi një tabelë ku renditen vendet që i nënshtrohen tarifave më të larta, me Kinën, Bashkimin Evropian dhe Vietnamin që përballen me norma përkatësisht 34%, 20% dhe 46%.

Kombet e tjera, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Kamboxhia dhe Tajvanin, do të goditen me detyrime importi prej 24%, 25%, 26%, 49% dhe 32%, respektivisht.

“2 prilli 2025 do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u rimorua fati i Amerikës dhe dita kur filluam ta bënim Amerikën të pasur përsëri”, deklaroi Trump.

Vendi ynë dhe taksapaguesit e tij janë grabitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më.”

Tarifat “bazë” prej 10% do të hyjnë në fuqi më 5 prill, ndërsa për vendet që do të klasifikohen si “shkelësit më të mëdhenj” – përfshirë 60 shtete – ato do të përballen me tarifa shtesë, që do të fillojnë nga 9 prilli.

Me një tabelë në dorë, Trump shpalosi përqindjet e tarifave doganore që do të prekin çdo vend me të cilin SHBA ka marrëdhënie tregtare. Ai gjithashtu sqaroi tarifat që këto vende kanë për importet amerikane.

Pasi përfundoi fjalimin, Trump u ul për të nënshkruar urdhrat ekzekutivë përkatës.

Përqindjet e tarifave doganore

  • Britania e Madhe: 10%
  • Bashkimi Evropian: 20%
  • Japonia: 24%
  • Koreja e Jugut: 25%
  • Kina: 34%
  • Vietnami 46%
  • Kamboxhia 49%

Tarifa bazë prej 10% për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshin edhe Shqipërinë, Kosovën e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Tarifat doganore për vendet e Ballkanit:

  • Shqipëria: 10%

  • Kosova: 10%

  • Maqedonia e Veriut: 35%

  • Bosnja dhe Hercegovina: 35%

  • Serbia: 37%

Në lidhje me politikat tregtare, Trump njoftoi se SHBA do të vendosë një tarifë doganore prej 10% për importet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 20% për importet nga Bashkimi Evropian.

Trump përmendi gjithashtu Kinën dhe Bashkimin Evropian, duke thënë:

“Ata na vjedhin. Është kaq e trishtë. Është kaq e pashpresë,” tha ai.

“2 prilli 2025 do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u rimorua fati i Amerikës dhe dita kur filluam ta bënim Amerikën të pasur përsëri”, deklaroi Trump.

Vendi ynë dhe taksapaguesit e tij janë grabitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më.”

“Reciproke. Kjo do të thotë se ata na e bëjnë këtë, dhe ne ua bëjmë atyre. Shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet më e thjeshtë se kaq,” shtoi ai. “Ne do t’i tarifojmë përafërsisht gjysmën e asaj që janë dhe na kanë ngarkuar… Pra, tarifat nuk do të jenë plotësisht reciproke.”

Administrata Trump konfirmoi se Kanadaja dhe Meksika do të përjashtohen nga tarifat bazë prej 10% dhe taksat reciproke për momentin, pasi të dy vendet tashmë janë subjekt i detyrimeve ekzistuese të importit prej 25%.

Mallrat e mbuluara nga Marrëveshja Tregtare e Amerikës së Veriut gjithashtu do të përjashtohen nga tarifat e reja.

Gjithashtu, çeliku, alumini dhe makinat, të cilat tashmë janë subjekt i taksave të importit, nuk do të preken nga tarifat e reja reciproke. Megjithatë, Trump pritet të shpallë tarifa të mëtejshme për bakër, farmaceutikë, gjysmëpërçues dhe lëndë druri në të ardhmen e afërt.

Tarifat bazë do të hyjnë në fuqi pas mesnatës së së shtunës, ndërsa tarifat më të larta do të zbatohen nga e mërkura e ardhshme, raportoi Bloomberg.

Presidenti Trump shpalli gjithashtu se kompanitë e huaja që investojnë në SHBA nuk do të paguajnë tarifa doganore.

“Asnjë tarifë doganore nuk do të ekzistojë nëse prodhoni produktet tuaja këtu në Amerikë,” tha ai.

Ai i bëri thirrje kompanive që të investojnë në SHBA për të shmangur detyrimet tarifore.

“Nëse doni tarifa doganore zero, prodhoni produktet tuaja këtu në Amerikë,” shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026