Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maj 2021 | 10:42

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shënohet që nga viti 1993, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’u bërë thirrje qeverive për nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për të siguruar lirinë e shtypit.

Ambasadorja amerikane në vend, Yuri Kim në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit tha se: “SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën, përfshirë Flamurin e Shqipërisë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.”

Ambasadori i Delegacionit të bashkimit Evropian, Luigi Soreca tha se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje duke qenë të informuar.

 

Ndërkohë drejtori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara risolli në vëmendje se në shumë vende, gazetarët dhe punonjësit e medias përballen me censurë, abuzim, ngacmim, ndalim dhe madje vdekje, thjesht për të bërë punën e tyre.

Ndaj ju bën thirrje qeverive të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mbështetur një media të lirë, të pavarur dhe të larmishme.

Edhe përfaqësuesi i jashtëm i Bashkimit Evropian për punët e jashtme Josep Borell dhe një mesazh për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke theksuar ndikimin negativ të pandemisë në lirinë e medias.

 

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për vitin 2021 është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.

Gazetarët, mediat, organizatat dhe shume qytetarë kanë postuar në rrjete sociale për këtë ditë, e cila gjithashtu i dedikohet gazetarëve që kanë humbur jetën në kërkim të së vërtetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022