Tarifat e Trump prekin dhe rajonin, përqindjet për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë
Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende që do të tarifohen nga administrata e Donald Trump, janë përfshirë edhe Shqipëria dhe Kosova.
Sipas tabelës që është bërë publike nga gazetarët që ndoqën nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, Shqipëria do të ketë një tarifë prej 10%.

Për mallrat e importuara nga Kosova është vendosur një tarifë prej 10%, ndërsa për ato nga Serbia 37%, nga Bosnja dhe Hercegovina 35%, dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.
Tarifat doganore për vendet e Ballkanit:
-
Shqipëria: 10%
-
Kosova: 10%
-
Maqedonia e Veriut: 35%
-
Bosnja dhe Hercegovina: 35%
-
Serbia: 37%
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thanë se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi më 9 prill.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump njoftoi se ndaj importeve nga Kina do të vendoset një tarifë prej 34%, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20%, nga Koreja e Jugut 25%, nga Japonia 24% dhe 10% për Britaninë e Madhe.
Përqindjet e tarifave doganore
- Britania e Madhe: 10%
- Bashkimi Evropian: 20%
- Japonia: 24%
- Koreja e Jugut: 25%
- Kina: 34%
- Vietnami 46%
- Kamboxhia 49%
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta