I bëri alergji sanduiçi, humb jetën studentja 21-vjeçare në Itali

3 Prill 2025 | 19:36

Një studente amerikane ka humbur jetën të mërkurën pasdite në Romë nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sanduiç të blerë në një restorant.

21-vjeçarja Avarie Anne Tierney, e cila ishte alergjike ndaj arrat shqeme, ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus, me disa miq kur, menjëherë pasi hëngri sanduiçin, u ndje keq. Ajo u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik.

Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve. Ata, duke kuptuar seriozitetin e situatës, e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.

Por kjo nuk rezultoi e suksesshme.

E reja pësoi një infarkt, teksa mjekët tentuan disa herë ta shpëtonin duke i kryer masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, por përpjekja nuk kishte rezultat, me studenten që humbi jetën.

Sipas asaj që raportojnë hetuesit, e reja, mendohet se nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht, teksa priten dhe rezultatet e autopsisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026