Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon politika shqiptare

3 Prill 2025 | 16:51

Politika shqiptare ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores së madhe shqiptare Margarita Xhepa në moshën 91-vjeçare.

Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores ndërsa vlerësoi figurën e saj si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri.

“Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, shkruan Begaj.

Ndërkohë Kryeministri Rama, teksa ka postuar fotografi të aktores nga role të ndryshme të filmave, bashkëngjitur shkruan “Lamtumirë yll”.

Sakaq lideri i opozitës Sali Berisha, në nisje të konferencës për mediat, mbajti një minutë heshtje për aktoren e madhe të skenës shqiptare.

“Margarita Xhepa është një artiste e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film. Me një talent të rrallë. Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë”, tha Berisha.

Mesazh ngushëllimi për aktoren e madhe ka dhënë dhe kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa thekson se Xhepa ishte artiste e jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike.

“Gjithmonë e dashur dhe e respektuar, Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, e cila edhe si zonjë dhe nënë e nderuar, arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke e vënë artin në shërbim të kauzave madhore sociale e kombëtare”, thekson Meta.

Margarita Xhepa e cila vdiq mëngjesin e 3 prillit në një spital në Tiranë, do të përcillet në banesën e fundit më 4 prill, ndërkohë homazhet do të mbahen në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Aktorja lindi në vitin 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Kombëtar dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka interpretuar mbi 150 role në teatër, edhe 32 role në kinematografi, ndërsa ka marrë pjesë në shumë role të tjera të dramaturgjisë botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026