Shuhet ikona e kinematografisë shqiptare, kush ishte Margarita Xhepa
Bota e artit shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të njërës prej figurave më të mëdha të skenës dhe kinematografisë, Margarita Xhepa. Aktorja e njohur u shua në moshën 93-vjeçare, vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa.
Sipas burimeve familjare, artistja kishte vuajtur prej kohësh nga probleme shëndetësore, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar së fundmi për shkak të komplikacioneve me mushkëritë. Ajo u shua në një spital privat, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në artin shqiptar.
Margarita Xhepa ishte një ikonë e teatrit dhe kinemasë, duke interpretuar në mbi 150 role teatrale dhe 32 role në kinematografi. Karriera e saj e pasur ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar. Ndër interpretimet më të spikatura në teatër përmenden rolet e saj në “Cuca e maleve”, “Kush e solli Doruntinën”, “Përballë vetes”, si dhe në klasikët botërorë si “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Romeo e Xhulieta” dhe “Revizori”.
Në kinematografi, Xhepa ka interpretuar në filma të njohur si “Gjeneral gramafoni”, “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Dora e ngrohtë”, “Pranvera s’erdhi vetëm” dhe “Apasionata”. Në vitin 1997, ajo interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, i cili u nderua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa vetë Xhepa mori Çmimin e Nderit.
Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin dhe kulturën shqiptare, Margarita Xhepa është vlerësuar me titujt më të lartë shtetërorë, përfshirë “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Në vitin 2007, ajo u nderua me “Çmimin e Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” të Anton Çehovit.
Me ndarjen e saj nga jeta, skena shqiptare humbi një nga figurat më të ndritura, por trashëgimia artistike e Margarita Xhepës do të mbetet e pavdekshme. Interpretimet e saj të paharrueshme dhe dedikimi ndaj artit do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm të aktorëve dhe artdashësve shqiptarë.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit