Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme hyjnë nga Greqia në Shqipëri

4 Prill 2025 | 15:24

Pas skandalit të fundit me 8 ton fileto pule të kontaminuara me salmonelë të importuara nga Brazili, alarmi për sigurinë ushqimore në Shqipëri është thelluar edhe më tej me një tjetër rast shqetësues. Tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF).

Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill,  ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

Kjo substancë  është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë.

Një tjetër ngarkesë e importuar më 17 mars ka rezultuar me mbetje të tre pesticideve të ndryshme: Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, të gjitha me risk të lartë për organizmin e njeriut nëse konsumohen në sasi të konsiderueshme.

Ndërkohë, më 5 mars është konstatuar edhe një rast i tretë, ku ngarkesa e luleshtrydheve përmbante mbetje të Hexythiazox, një tjetër pesticid me potencial rrezikues për sistemin nervor dhe endokrin.

Ende nuk është bërë e ditur sasia e saktë e luleshtrydheve të importuara dhe mëse ajo është shpërndarë në treg për konsum. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se operatori i biznesit ushqimor ka informuar subjektet që kanë marrë produktin, ta rikthejnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stërvitje luftarake në zonën e Kepit të Gjuhëzës, ndalohet lundrimi më 23 dhe 24 qershor

Bashkia e Vlorës ka njoftuar se më datat 23–24 qershor 2026 do të ndalohet lundrimi në zonën e Kepit të Gjuhëzës, për shkak të zhvillimit...
16:19 | 22/06/2026

Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe...
15:40 | 22/06/2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale...
15:35 | 22/06/2026