Vendosja e taksës 10% nga SHBA për Kosovën zbulon përplasjen Osmani-Kurti

4 Prill 2025 | 17:39

Vendosja e taksës 10% nga SHBA për Kosovën shpërfaqi dy çështje të cilat mund të kenë efekte të dëmshme në situatën aktuale të vendit.

Sipas analistëve, çështja e parë, e cila edhe më parë ishte e njohur, por tani u kristalizua, është çarja dhe mungesa e bashkëpunimit dhe komunikimit mes dy institucioneve kryesore të vendit: Presidencës dhe Qeverisë.

Ndërsa, çështja e dytë që shpërfaqi hapi i Presidentit Trump me tarifën është se Kosova është taksuar me 10% ndaj produkteve amerikane që nga viti 1999.

Sipas ekonomistëve, ky vendim ishte marrë nga UNMIK-u dhe asnjë qeveri e Kosovës nuk ishte marrë me këtë çështje.

Ekonomistët thonë se është e nevojshme që të zhvillohen sa më shpejt takime me autoritetet amerikane për të hequr këtë taksë dhe për të shmangur debatet e pavlefshme mbi këtë çështje.

SHBA vendosi taksën 10% ndaj produkteve të Kosovës, pas vendimit që Presidenti Trump mori për të gjitha vendet evropiane për vendosjen e tarifave të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026