Netanjahu shpreson se Trump do të pranojë të lehtësojë tarifat ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se shpreson se presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të pranojë të lehtësojë tarifat ndaj Izraelit kur të dy të takohen në Uashington këtë javë.
Netanyahu tha se bisedimet e tij me Trump do të përfshijnë problemin e pengjeve izraelitë ende në Gaza, çështjen e arritjes së fitores në luftën në territorin e pushtuar palestinez dhe regjimin doganor për Izraelin, raporton Reuters.
“Unë jam lideri i parë i huaj që foli me Presidentin Trump për çështjen e tarifave të reja, e cila është shumë e rëndësishme për ekonominë izraelite. Ekziston një listë e gjatë e liderëve botërorë që duan ta bëjnë këtë, por mendoj se unë që jam i pari pasqyron marrëdhënien tonë të veçantë personale, si dhe marrëdhëniet speciale midis SHBA-së dhe Izraelit, e cila është shumë e rëndësishme në këtë kohë”, tha Netanyahu.
Sipas politikës së re tarifore gjithëpërfshirëse të prezantuar nga administrata Trump, mallrat izraelite do t’i nënshtrohen tarifave në masën 17 për qind.
Netanyahu, i cili kaloi ditët e fundit duke vizituar Hungarinë, do të niset sot për në Shtetet e Bashkuara, vendi që është aleati më i afërt i Izraelit dhe partneri i vetëm më i madh tregtar.
LEXONI GJITHASHTU:
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet