Miliarderi i njohur, mik i Trump, i kërkon presidentit amerikan të ndalojë tarifat
Miliarderi Bill Ackman, njw nga mbështetësit më të fuqishëm të Donald Trump përpara zgjedhjeve të 2024-ës, ka këshilluar presidentin amerikan të heqë tarifat tregtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ackman kërkoi që Trump të jepte një afat prej tre muajsh për të lejuar vendet e tjera të rinegociojnë marrëveshjet tregtare me SHBA-në, duke shtuar se tarifa të tilla mund të shkaktojnë pasiguri të madhe ekonomike.
Rënia e tregjeve të aksioneve vazhdoi në mënyrë dramatike dhe të hënën. Aksionet në Evropë dhe Azi ranë në nivele të ulëta, me shumë tregje që po përballen me humbje të ndjeshme.
Pavarësisht humbjeve të mëdha në tregjet globale, presidenti Trump ka mbrojtur vendimin e tij për tarifat, duke thënë se “ndonjëherë duhet të marrësh ilaçe të hidhura për t’u kuruar”. Ai argumenton se këto masa do të krijojnë mundësi të reja punësimi dhe do të nxisin investime të reja në SHBA. Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se tarifat mund të çojnë në rritjen e çmimeve për konsumatorët amerikanë dhe të ndezin një luftë tregtare që mund të dëmtojë ekonominë globale.
Ackman, themeluesi i Pershing Square Capital, i cili ka mbështetur Trumpin në fushatë, ka shprehur shqetësimin se tarifat që ai ka vendosur janë “masive dhe joproporcionale”, duke mos bërë dallim mes miqve dhe armiqve të SHBA. Ai ka theksuar se një pushim 90-ditor për negociata mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate dhe të stimulojë investime të reja të konsiderueshme në SHBA.
Po ashtu, Jamie Dimon, kryetar i JPMorgan Chase, ka paralajmëruar se tarifat e reja mund të çojnë në një rritje të inflacionit dhe rrezikojnë të rrisin mundësinë e një recesioni. Në një letër drejtuar aksionerëve të tij, Dimon theksoi se pasiguria që ka krijuar politika e tarifave është e madhe dhe se sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje, aq më mirë për ekonominë globale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh