Vrau 3 anëtarë të një familjeje në Gjermani, policia operacion kërkimi për autorin
Policia gjermane ka nisur një kërkim të gjerë për një burrë të dyshuar i cili u pa duke dalë nga shtëpia ku u gjet e vrarë një familje prej tre anëtarësh, njoftuan sot mediat gjermane.
Viktimat janë një burrë 47-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar, tha policia.
Siç tha një nga fqinjët e familjes për “Bild”, ata bënin një jetë shumë të izoluar dhe nuk dilnin as në kopshtin e shtëpisë.
Vrasja ka ndodhur në qytetin Whitefeld dhe policia është në kërkim të një burri që është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas një gjurmë gjaku.
Oficerët e policisë po përdorin helikopterë për të kontrolluar zonën dhe zëdhënësi tha se ka indikacione se vrasësi ka përdorur thika dhe armë zjarri.
Në shtëpi janë gjetur edhe kabllot me të cilët viktimat ishin lidhur para vrasjes.
Policia është thirrur herët në mëngjesin e së dielës nga një grua, që rezultoi të ishte 44-vjeçarja e cila më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, sipas “Stern”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset