Nëna nuk mbahet dot: O Ilaria o shpirti im, shqiptarja përcillet në banesën e fundit

7 Prill 2025 | 18:24

Mes lotëve dhe dhimbjes nga familjarët, të afërmit dhe shoqëria e saj, u përcoll për në banesën e fundit shqiptarja Ilaria Sula.

Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.

Momente të dhimbshme ishin për nënën e Ilarias, kur arkëmorti me trupin e shqiptares u largua nga godina ku u mbajt ceremonia mortore, ndërsa ajo thërriste vajzën e saj që ta dëgjonte.

“Shpirti i mamit, zemra e mamit, të këqen mami ty, o Ilaria, o shpirti im, o jeta ime, o e bukura mamit, o zemra ime o Ilaria. A e dëgjon mami, o zemra ime, a e dëgjon mamin, merr dhe mamin me vete që të mos rish vetëm aty, të keqen mami, vdeksha mami për ty o Ilaria. Mami e kam dhënë llafin, do ta çoj deri në fund, do bëhem e fortë për ty, o zemra ime, të keqen mami për shpirtin tënd, o drita e syve të mi.”

Familja e Ilaria Sulës ka kërkuar drejtësi dhe këtë e ka bërë përmes babait të saj, Flamurit, në fund të varrimit të kremtuar në Terni. “Ai duhet të kalbet në burg,” – tha ai.

“Ne i dhamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund, sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll,” shtoi ai, për të falënderuar më pas të gjithë policinë.

“Të gjithë njerëzit që erdhën, flasin të pikëlluar,” tha vëllai i saj, Leoni. Kur kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi, përmendi faljen, një grua që merrte pjesë në funeralin bërtiti: “Burgim të përjetshëm.”

Babai i Ilarias, nënvizoi më tej: “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje.” Në atë moment, thirrja “burg përjetë” e shoqëruar me duarrokitje të gjata.

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare, u vra në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026