Nënkryetarja e LVV: Ose e bëjmë qeverinë ose shkojmë në zgjedhje
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se ose do ta bëjë ky subjekt politik qeverinë e re, ose në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.
Këto komente ajo i bëri pasi takimit që patën përfaqësuesit e partive politike me kryetarin në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku u bisedua për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk beson që opozita do ta bëjë qeverinë e vetme, por është optimiste që Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë, shkruan KosovaPress.
Para gazetarëve, Haxhiu tha aktualisht dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa emrat tjerë të bartësve qoftë në Kuvend apo qeveri të Kosovës nuk dihen ende.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar datën 15 prill për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe më pas koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit