Vrasja në Astir, mbyllen hetimet: Autori nga ballkoni e pa që i ngacmoi të fejuarën

9 Prill 2025 | 11:55

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit dhe ka ngritur akuzën e “Vrasjes me dashje” ndaj Darmend Kelit.

Ngjarja ndodhi më 24 gusht 2024, kur Hoxhallari dhe shoku i tij, Ardi Marishta, po udhëtonin me motor dhe dyshohet se kanë ngacmuar një vajzë, që ishte e fejuara e Darmend Kelit.

Ky i fundit e ka parë gjithë skenën nga ballkoni i banesës dhe ka dalë jashtë të sqarohet me të rinjtë.

Keli ka pranuar se e kreu veprimin për të mbrojtur nderin e të fejuarës së tij, por ka theksuar se qëllimi nuk ishte që ta vriste 34-vjeçarin, por ta frikësonte atë.

Pas zbritjes nga ballkoni, 25-vjeçari ka sulmuar me thikë Hoxhallarin, duke i shkaktuar plagë fatale që çuan në vdekjen e tij.

“Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë shtetasi A.H., ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M.

E gjithë ngjarja nisi kur viktima A.H. dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga shtetasi D.K. i cili më pas u konfliktua me dy personat.

Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut.

Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq të shtetasit D.K. për veprën penale ‘Vrasje me dashje”, njofton prokuroria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026