OKB: Talibanët po arrestojnë burra për shkak të modelit të flokëve dhe mosfaljes
“Policia e moralit” në Afganistan ka arrestuar burra dhe berberët e tyre për shkak të modelit të flokëve dhe po ashtu ka arrestuar burra të tjerë pasi nuk kanë shkuar në xhami që të falen gjatë muajit të Ramazanit.
Kështu u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar më 10 prill, gjashtë muaj pasi hynë në fuqi ligjet që rregullojnë sjelljen e njerëzve në Afganistan.
Ministria për Parandalimin e Vesit dhe Promovimin e Virtytit në Afganistan publikoi ligjet e reja gushtin e vitit të kaluar. Legjislacioni mbulon shumë aspekte të jetës së përditshme në Afganistan, përfshirë transportin publik, muzikën, shkurtimin e mjekrës dhe festimet. Ndër ligjet e miratuara nga kjo ministri është edhe ndalesa për zërat dhe fytyrat e pambuluara të grave në publik.
Po atë muaj, një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi se ligjet përfaqësojnë “një pamje shqetësuese” për të ardhmen e vendit, pasi ato iu shtohen kufizimeve ekzistuese për gratë dhe vajzat sa i përket punësimit, arsimimit dhe për kodin e veshjes. Talibanët i kanë hedhur poshtë shqetësimet e OKB-së lidhur me ligjet për moralin.
Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
Koreja e Veriut zbulon shkatërruesin e ri, sinjalizon zgjerimin e fuqisë detare të mbështetur nga armët bërthamore
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon