Lirohet balerina e arrestuar për tradhti, shkëmbim të dënuarish mes SHBA dhe Rusisë
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë realizuar një tjetër shkëmbim të dënuarish, në atë që konsiderohet si një përpjekje për ripërtëritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Një grua me nënshtetësi të dyfishtë amerikano-ruse, e burgosur në Rusi për tradhti, u lirua të enjten në kuadër të këtij shkëmbimi të dënuarish mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ajo u shkëmbye me Arthur Petrov, një shtetas gjermano-rus i arrestuar në Qipro në vitin 2023, nën dyshimin e trafikimit të mikroqarqeve.
Lajmin e bëri të ditur sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sipas të cilit Ksenia Karelina ka lënë Rusinë për t’u kthyer në Amerikë.
Karelina u arrestua në Jekaterinburg në shkurt të vitit 2024 dhe ishte dënuar për një donacion prej 47 paundësh britanikë për një shoqatë bamirësie ukrainase.
Shtetet e Bashkuara e cilësuan dënimin e saj si “tërësisht qesharak.”
Ksenia Karelina, ish-balerinë, mori nënshtetësi amerikane pasi u martua me një amerikan dhe u transferua në Los Anxhelos. Ajo u arrestua vitin e kaluar kur u kthye në Rusi për të vizituar familjen.
Shërbimi Federal i Sigurisë në Moskë deklaroi se, në mënyrë aktive, Karelina kishte mbledhur të ardhura në interes të një shoqate ukrainase, e cila më pas blinte furnizime mjekësore, armatime dhe municione për forcat e armatosura ukrainase.
Vetë ajo, sipas mediave ruse, u vetëdeklarua fajtore gjatë procesit të zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ky shkëmbim vjen në një kohë kur si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia po përpiqen të riparojnë marrëdhëniet mes tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur