Rutte jep alarmin: Moska po zhvillon kapacitetet bërthamore hapësinore

13 Prill 2025 | 13:36

NATO është e shqetësuar se Rusia mund të konsiderojë vendosjen e armatimeve bërthamore jashtë në hapësirë, për të vënë në shënjestër satelitët. Sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte e paralajmëroi mundësinë në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sontag”.

Rutte tha se kapacitetet hapësinore të Moskës janë të vjetruara krahasuar me ato të Perëndimit.

“Ndaj dhe zhvillimi i armëve bërthamore në hapësirë është një mënyrë që Rusia të përmirësojë kapacitetet e saj. Kjo është shumë shqetësuese”, tha Rutte.

Edhe pse armë të tilla nuk do të godisnin Tokën, rrëzimi i satelitëve mund të ketë pasoja serioze  pasi shumë sisteme të përdorura nga NATO bazohen tek satelitët, përfshirë ata të lundrimit, komunikimit dhe monitorimit të ambientit.

Rutte shtoi se një lëvizje e tillë nga Rusia do të shkelte Traktatin për Hapësirën e Jashtme të vitit 1967, e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Traktati ofron ende një kornizë për ligjin mbi hapësirën ndërkombëtare dhe ndalon ngritjen e armëve të shkatërrimit në masë në hapësirë.

Sipas Rutte, aleatët e NATO-s po përshtaten ndaj sfidave të reja, duke shkëmbyer informacione dhe duke zhvilluar satelitë më të mbrojtur.

“Në vitet e fundit, hapësira është populluar shumë. Ajo është bërë e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Ne e dimë që konkurrenca për hapësirën është e ashpër dhe po bëhet më e hidhur dhe jo vetëm në aspektin ekonomik. Është diçka që prek sigurinë tonë”, ka shtuar Rutte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026