Macron: Nevojiten masa të fuqishme që Moska të pranojë armëpushim në Ukrainë

13 Prill 2025 | 18:14

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, pas sulmit vdekjeprurës nga ushtria ruse në Sumi.

“Të gjithë e dinë këtë: kjo luftë nisi vetëm nga Rusia”, shkroi Macron në X.

“Dhe sot, është e qartë se vetëm Rusia po zgjedh për ta vazhduar atë, duke shpërfillur jetën e njerëzve, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit [amerikan Donald Trump]”, tha ai.

Më shumë se 32 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.

Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Muajin e kaluar, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpallën pikat e përgjithshme të një armëpushimi – një ndalim i kufizuar i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike si termocentralet, linjat e transmetimit, nënstacionet dhe struktura të ngjashme.

Kievi e mbështeti armëpushimin e kufizuar, me kusht që Moska t’i përmbahej atij.

Më pas, pati një marrëveshje të përkohshme për të kufizuar luftime në rajonin e Detit të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar eksportet në shkallë të gjerë të produkteve bujqësore ukrainase dhe ruse.

Megjithatë, Kremlini këmbënguli për disa kushte që ekspertët e jashtëm i cilësuan si të vështira, për të mos thënë të pamundura për t’u përmbushur.

Tashmë, pothuajse një muaj më vonë, armëpushimi është përkeqësuar deri në pikën e dështimit, ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska vazhdojnë sulmet ditore duke përdorur dhjetëra dronë dhe raketa të fuqishme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026