Italia thotë se do të jetë mikëpritësja e bisedimeve të radhës mes SHBA dhe Iranit

14 Prill 2025 | 20:04

Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Ky do të ishte takimi i dytë midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit brenda tetë ditëve.

“Ne e morëm kërkesën nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive”, citohet të ketë thënë Tajani nga agjencia kryesore italiane e lajmeve, ANSA.

Komentet e diplomatit më të lartë italian sugjerojnë se edhe pse Italia do të jetë pritëse e rundit të dytë të bisedimeve më 19 prill, Omani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës në këto bisedime indirekte.

“Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit”, tha Tajani. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”.

Në një zhvillim të papritur, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takuan shkurtimisht pas përfundimit të bisedimeve në Oman, duke shtuar optimizmin se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë bërë një hap përpara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026