Italia do të rikonstruktojë fushëbetejën e gladiatorëve në Koloseum
Arena e famshme e Koloseumit në Romë do të rikthehet në origjinën e saj.
Falë një projekti të ri bazuar në një teknologji të avancuar amfiteatri antik romak do të ketë përsëri një dysheme. Projekti i jashtëzakonshëm synon të krijojë një dysheme fleksibël për t’u dhënë turistëve një ide më të qartë se si dukej arena ku luftonin gladiatorët.
Kati i fundit u hoq në fund të viteve 1800 kur arkeologët filluan të gërmojnë nivelet nëntokësore të strukturës, për të marrë një vështrim më të mirë të labirintit të dhomave dhe korridoreve që shtriheshin poshtë arenës.
Asnjëherë dyshemeja nuk u zëvendësua plotësisht. Një firmë inxhinierike italiane, fitoi kontratën prej 18.5 milion euro për të dizajnuar dyshemenë e re dhe është zotuar të përfundojë projektin deri në 2023. Platforma prej druri do të përbëhet nga qindra pllaka super teknologjike që mund të rrotullohen për të sjellë dritë natyrore në dhomat nëntokësore që dikur strehonin gladiatorët dhe kafshët.
Panelet e reja me fibra karboni do të mundësojnë që dhomat nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët e egra prisnin ngjitjen e tyre në arenë, të ajrosen për herë të parë siç duhet.

Colosseum është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, dhe në vitin 2019 mirëpriti rreth 7.6 milion vizitorë. E ndërtuar 2,000 vjet më parë, arena prej guri ishte amfiteatri më i madh në perandorinë Romake. Dikur kishte deri në 70,000 vende dhe organizonte luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh ndërsa sot përmes teknologjisë mund të imagjinohet se çfarë ndodhte në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut